logo
Mbledhja e Këshillit të Integrimit, Tabaku: E pafalshme që kalojnë ligje të atakueshme!

Mbledhja e Këshillit të Integrimit, Tabaku: E pafalshme që kalojnë ligje të atakueshme!

12 Mars, 2024
13:42

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, tha në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit, se duhet të jetë i ndarë roli i parlamentit nga ai i qeverisë.

“Unë dua të ndalem edhe tek roli i parlamentit, për rolin që ka në procesin e integrimit. Monitorimi në procesin e integrimit të institucioneve të pavarura, si ato kryejnë detyrimet e procesit të integrimit, detyrimet që lindin nga raportet e vendeve të progresit, por edhe pas publikimit të raportit të screening duhet të jenë komunikim i hershëm dhe vazhdueshëm mes qeverisë dhe parlamentit. Ligji i ri i ka dhënë më shumë funksione parlamentit, funksione që nuk i kryen dot qeveria”, duke vendosur theksin edhe tek roli i shoqërisë civile.

Sipas Jorida Tabakut është e pafalshme që në Parlamentin shqiptar të votohen ligje që janë ta atakueshme apo që nuk kanë gjithëpërfshirjen e shoqërisë civile.

“Është e pafalshme që në parlament kalojnë ligji të atakueshme, është e pafalshme që në këtë proces ku jemi të miratohen ligji që nuk kanë gjithëpërfshirjen e shoqërisë civile. Është e pafalshme që  në një moment ku duhet ta bëjmë procesi i integrimit prioritet të fokusohemi në interesa të tjera që shkojnë në të kundërt të procesit të integrimit”, tha ndër të tjera Tabaku

Ndërkohë tryeza e Këshillit të Integrimit që ishte thjesht konsultative bëri bashkë socialistin Toni Gogu dhe demokraten Jorida Tabaku, të cilët si bashkëkryetarë drejtuan të martën takimin rajonal me temë “Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor dhe ndikimi i tij në përshpejtimin e reformave të shtetit të së drejtës”.

Burimi: vovmagazine.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

“Unë po shkoj”/ Adriana Matoshi trondit me mesazhin, ç’po i ndodh?
lexo artikullin