Maska ideale për të pasur qafën që gjithmonë keni ëndërruar!
Ekzistojnë mjete të shkëlqyeshme natyrale me ndihmën e të cilave mund të tendosim lëkurën e qafës, të eliminojmë lëkurën “e dendur” dhe të bëjmë lëkurën më elastike. Kjo është maska piling, e cila bëhet një herë në javë. Për përgatitjen e maskës do t’ju nevojiten 1 lugë kafeje kurkumë pluhur, 3 lugë supe sheqer, 2-3 pikë vaj eterik të livandës, 3 lugë supe vaj ulliri apo kokosi dhe shumë pak vanilje pluhur.
Përzieni të gjithë përbërësit. Mund të bëni maskën edhe pa përdorur sheqerin, e gjitha varet nga gjendja e e lëkurës së qafës. Për lëkurë të keqe, me njolla të errëta, sheqeri është i rekomandueshëm. Vendoseni tretjen në lëkurë. Lëreni të veprojë rreth 20 minuta, pastaj lajeni duke i bërë masazh. Pastaj në lëkurë të pastër vendosni jogurt, i cili është i rekomandueshëm për këtë procedurë, sepse lëkura nën ndikimin e kurkumit mund të marrë ngjyrë.
Kefiri do ta zbardhë edhe do ta hidratojë lëkurën. Mund ta mbani disa minuta dhe duke i bërë masazh, ta lani, apo ta fshini me peshqir të butë. Ndërkaq, disa mikrobe që jetojnë në lëkurën tonë mund të jenë përgjegjëse për rrudhat. Ato në fakt lidhen me disa shenja të plakjes së lëkurës që nuk lidhen thjesht me moshën kronologjike. Zbulimi vjen nga një studim i botuar në revistën Frontiers in Aging, i kryer nga Universiteti i Kalifornisë në San Diego në bashkëpunim me kompaninë franceze L’Oréal.
Burimi: vovmagazine.al
Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip