logo
Marrëveshja PS-PD? Salianji: Nuk janë negociata, por tërheqje e Qeverisë

Marrëveshja PS-PD? Salianji: Nuk janë negociata, por tërheqje e Qeverisë

11 Mars, 2024
22:07

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji, mohoi në emisionin “Të Paekspozuarit” se mes Rithemelimit dhe PS-së kanë nisur negociatat për të normalizuar jetën parlamentare, prej 5 muajsh në kaos.

Salianji tha se negociatat janë tollovi e ngritur nga Rama, për të cilin tha se nuk do reformë zgjedhore. Sipoas tij, nuk ka negociata, por tërheqje e Qeverisë në lidhje me situatën në Kuvend, ku komunikimi mes palëve ka qenë gjithmonë.

“Fokusi i opozitës për t’u marrë me qeverinë jo me sharjet mes njëri-tjetrit krijon dy fronte politike. Praktikisht kemi dy palë politike, Rama dhe shërbëtorët e vet, përfshirë Lulzim Bashën dhe opozita, Partia Demokratike dhe partitë e tjera të Federatës Opozitare.

Bashkimi është i pamjaftueshëm si hap, duhet transformimi, hapja e PD-së për të gjetur mekanizma për kapacitet të shoqërisë civile, diasporës, të rinjtë. Bashkimi është hap i parë, por i pamjaftueshëm pa humbur kohë. Është shumë i vonuar, se nuk i bëmë etapat me shpejtësinë që kërkon koha.

Nuk ka në dijeni time negociata, por tërheqje të qeverisë, të parlamentit që kanë komunikime të përhershme mes palëve, nuk ka negociatë, as marrëveshje. Ne duam rikthimin e kushtetutshmërisë së Parlamentit. Negociatat janë tollovi e ngritur nga Edi Rama. Nuk ka për të patur reformë zgjedhore. Nuk do Edi Rama. Nuk u jep votën emigrantëve, tha në Shkodër se do të vijojë me këtë Kod Zgjedhor që kemi”-tha Ervin Salianji.

Burimi: boldnews.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

Ekonomia më e madhe e BE në krizë? Gjermania po kalon sfidën më të madhe ndër vite
lexo artikullin