logo
Marrëveshja PS-PD/ Ambasadori gjerman: Kthimi në normalitet i Kuvendit, kusht për integrimin

Marrëveshja PS-PD/ Ambasadori gjerman: Kthimi në normalitet i Kuvendit, kusht për integrimin

13 Mars, 2024
14:53

Marrëveshja mes mazhorancës dhe opozitës, e cila i hap rrugë normalizimit të jetës parlamentare, është mirëpritur edhe nga ambasadori gjerman në Shqipëri, Karl Bergner.

Në një prononcim nga Korça, ku ka qenë i pranishëm ne universitetin e këtij qyteti, ai tha se mbetet për t’u parë kthimi në normalitet, ndërsa theksoi se ky është një kusht i rëndësishëm për një sistem demokratik dhe për integrimin e Shqipërisë në BE.

“Është kënaqësi e madhe që shoh zhvillimet e fundit të parlamentit shqiptar, gjithsesi do të shikojmë nesër në rast se realisht do t’i kthehet normalitetit për të folur për përmbajtje pa qenë nevoja t’u ndalur seanca. Gjithmonë e kemi theksuar në këto muajt e fundit kur në parlament nisën shqetësimet, kemi theksuar se parlamenti është një kusht i rëndësishëm për një sistem demokratik, për integrimin e Shqipërisë në BE. Është kënaqësi për ne të shohim se dy partitë politike janë dakordësuar për të normalizuar situatën në parlament. Shpresojmë që ky bashkëpunim të sjellë zhvillim edhe në reformën zgjedhore, por edhe në tema të tjera të rëndësishme” – tha ambasadori Karl Bergner.

Sa i përket reformës zgjedhore, diplomati gjerman tha se ende nuk është përmbyllur për të dalë në konkluzione.

“Ne shpresojmë që të kemi një reformë zgjedhore, nuk mund të jap konkluzionet e mia sepse nuk është përmbyllur ende. Ju e dini se ekziston një komision parlamentar për çështjen e reformës zgjedhore i cili ka afatin e tij deri në 21 Mars, do të paraqesë rezultatet e punës së tij para kuvendit e kur të merret vendimi do të shprehemi. Sigurisht deri tani nuk kemi parë rekomandimet konkrete që ka marrë komisioni parlamentar, do e ndjekim me vëmendje. Kemi interes që ky proces të jetë i gjerë, të përfshijë sa më shumë interesa, ka rekomandime nga OSBE – OHDIR, do e ndjekim në vijim” – u shpreh ai.

Burimi: boldnews.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

Bardhi i përgjigjet Ramës: Numëro hapat, do shkosh 3 pas…
lexo artikullin