Luksemburgu: Dërgimi i trupave perëndimore në Ukrainë do na sillte në prag të Luftës së Tretë Botërore
Ministri i Jashtëm i Luksemburgut ka paralajmëruar se dërgimi i trupave perëndimore në Ukrainë do të na sillte në prag të një lufte të tretë botërore.
Xavier Bettel ka folur për Anadolu Agency të shtunën në Forumin e Diplomacisë në Antalia për qëndrimin e Evropës për luftën në Ukrainë, krizën humanitare në Gaza dhe zgjedhjet e ardhshme të parlamentit të BE-së.
“Pra, ne duhet të shmangim dërgimin e trupave dhe duhet të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën dhe presidenti rus, Vladimir Putin duhet të kuptojë se ata bënë një gabim”, tha ai.
Sipas ministrit, dërgimi i trupave në ndihmë të Kievit “do të ishte vërtet” gjëja e fundit për t’u bërë.
Burimi: boldnews.al
Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip