logo
“Luftë” në Olimpico, Lacio e mbyll sfidën me 8 lojtarë! Milan rrëmben fitoren në fund

“Luftë” në Olimpico, Lacio e mbyll sfidën me 8 lojtarë! Milan rrëmben fitoren në fund

2 Mars, 2024
0:40

Fitore e vuajtur e Milanit përballë Lazios në “Olimpico” në ndeshjen hapëse të javës së 27-të të Serisë A.

Kuqezinjtë iu falën golit të Okafor në minutën e 87-të për të mposhtur një Lazio që po rezistonte me shumë vështirësi në inferioritet numerik për shkak të ndëshkimit të Pellegrinit me karton të kuq që në minutën e 57-të.

Pikërisht për shkak të këtij episodi Sarri hodhi në fushë Elseid Hysajn në të 60-tën në vend të Luis Albertos.

Prishja e ekuilibrave në fushë ndikoi në rritjen e presionit të “Djallit”, që arriti të shënonte me Leaon, por për fatin e bardhekaltërve portugezi ishte në pozicion jashtë loje për çështje centimetrash.

Për ta zgjidhur ndeshje mendoi Okafor, i aktivizuar në të 71-tën në vend të Adli.

Burimi: boldnews.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

Nuk ka fitues në sfidën Monaco-PSG, Mbappe luan vetëm pjesën e parë
lexo artikullin