logo
Lufta në Ukrainë/ Një i vdekur dhe 7 të plagosur nga një sulm me raketa në Donestk

Lufta në Ukrainë/ Një i vdekur dhe 7 të plagosur nga një sulm me raketa në Donestk

8 Shkurt, 2024
20:27

Një person ka vdekur dhe shtatë të tjerë janë plagosur në një sulm me raketa ruse, thanë autoritetet ukrainase. Raketa goditi një bllok apartamentesh në qytetin Selydove në Donestk.Siç njoftoi zyra e prokurorit rajonal, mes të plagosurve është edhe një fëmijë.

Forcat e mbështetura nga Moska kapën një pjesë të rajonit të Donetskut në vitin 2014 dhe Rusia e aneksoi ilegalisht të gjithë atë në vitin 2022 me tre rajone të tjera të Ukrainës.Rusia dëshiron të pushtojë të gjithë rajonin e Donetskut, ku aktualisht mban pak më shumë se gjysmën e territorit.

Burimi: ntv.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

PS u tërhoq nga votimi për bastet, Braçe: S’e di pse ndodhi, e sollën si një urgjencë…
lexo artikullin