Llapi ndalet në Malishevë
Pas pesë fitoreve dhe një barazimi në stinorin pranveror, skuadra e Llapit ka regjistruar humbjen e parë.
Llapi, të mërkurën ka pësuar humbje në udhëtim te Malisheva në kuadër të xhiros së 25-t të Superligës së Kosovës në futboll.
Ndeshja e luajtur në stadiumin “Liman Gegaj” përfundoi me rezultatin 2:1 në favor të Malishevës.
Drilon Hazrollaj ishte protagonisti i fitores te Malisheva pasi shënoi të dy golat. Në minutën e 28-të, Hazrollaj shënoi për 1:0 nga penalltia kurse golin e tij të dytë dhe të fitores, e realizoi në minutën e 48-të.
Golin e nderit për Llapin e shënoi sulmuesi Ahmed Januzi.
Me këtë fitore, Malisheva është forcuar në pozitën e katërt në tabelë me 44 pikë të mbledhura, gjashtë më shumë se Llapi që mbetet i dyti në Superligë.
Burimi: teve1.info
Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip