logo
Llapi barazon me Prishtinën, mbetet prapa Ballkanit në tabelë

Llapi barazon me Prishtinën, mbetet prapa Ballkanit në tabelë

25 Shkurt, 2024
16:13

Skuadra e Llapit nuk ka arritur ta shfrytëzoj barazimin e Ballkanit me Gjilanin për t’u ngjitur në pozitën e parë në tabelë.

Skuadra e trajnerit Tahir Batatina ka luajtur baras me Prishtinën, në derbin e xhiros së 22-t të Superligës së Kosovës në futboll. Të dielën, në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, Llapi luajti 0:0 me Prishtinën.

Me këtë barazim, Llapi mbetet në pozitën e dytë në tabelë me 44 pikë, një më pak se Ballkani që mbetet lider. Ndërkohë, Prishtina mbetet në pozitën e pestë me 31 pikë të mbledhura.

Dueli mes Llapit dhe Prishtinës nuk pati ndonjë rast të mirë, me të dyja skuadrat që u treguan maksimalisht të kujdesshme në mbrojtje dhe tentonin të bënin diçka më shumë me anë të kundërsulmeve.

Për dallim prej Llapit që nuk mori më shumë se një pikë, skuadra e Dritës ka arkëtuar pikët e plota për t’iu afruar Ballkanit në dy pikë të vetme diferencë. Drita, të dielën në shtëpi triumfoi ndaj skuadrës së Dukagjinit 2:0 për t’u forcuar në pozitën e tretë me 43 pikë.

Raddy Ovouka në minutën e 55-të dhe Samson Ebouka në minutën 71-të, shënuan golat për fitoren e Dritës.

Me këtë humbje, Dukagjini ka 30 pikë dhe mbetet gjashti në tabelë. Ndërkohë, derbi i skuadrave të fundit në tabelë, ai mes Lirisë dhe Fushë Kosovës ka përfunduar pa gola.

Liria, tani ka 10 pikë por mbetet e fundit në tabelë, ndërsa Fushë Kosova është e parafundit me 12 pikë të tubuara.

Burimi: teve1.info

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

Parashikimi i horoskopit 23 shkurt, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju
lexo artikullin