logo
Lista serbe përmbytet nga lotët/ I dërgojnë letër QUINT-it

Lista serbe përmbytet nga lotët/ I dërgojnë letër QUINT-it

10 Shkurt, 2024
8:05

Partia më e madhe serbe në Kosovë, Lista Serbe, e mbështetur nga Beogradi zyrtar, i ka dërguar një letër shteteve të Quint-it në Kosovë.

Në letër, kjo parti flet për pretendime rreth “eksodit të serbëve” nga Kosova dhe “terrorit të Albin Kurtit” ndaj tyre, e krejt këto i ndërlidh me ndalimin e dinarit si valutë.

“Ne po ju drejtohemi në emër të popullit serb nga Kosova, duke ju përcjellë lutjet dhe pritshmëritë e popullit për të shfrytëzuar autoritetin tuaj të madh, si dhe autoritetin e shteteve të respektuara që përfaqësoni në këtë rajon, për të ndalur urgjentisht eksodin e popullit tonë nga vatrat e tij shekullore”- thuhet në letër

Ata thonë se “dhuna kundër popullit serb” në Kosovë, e cila thuhet se “ka zgjatur më shumë se dy dekada, është intensifikuar që nga viti 2021 dhe me ardhjen e Albin Kurtit në pushtet”.

Sipas tyre, qëllimi është “persekutimi dhe shkatërrimi i gjithçkaje serbe” në Kosovë dhe se “s’ka të drejta të njeriut që regjimi i Albin Kurtit s’i ka shkelur kur flasim për serbët”.

Sipas Listës Serbe, “në serinë e masave drastike ndaj serbëve është vendimi për anulimin e dinarit, apo transaksioneve të pagesave, e cila shkakton kolaps financiar të popullit serb” në Kosovë. Në letër, Lista Serbe thotë se janë 100 mijë serbë që do të mbesin pa të ardhura  me vendimin për ndalimin e dinarit.

Kjo parti thotë se “përfaqësuesit e shteteve më të fuqishme në botë kanë kapacitetin për tu siguruar se ky qëllim i Kurtit të mos realizohet dhe se veprimet e tyre të fuqishme dhe konkrete do të mund të ndalojnë eksodin e serbëve” nga Kosova. Letra përmend edhe mbylljen e institucioneve paralele serbe në Kosovë, gjegjësisht në Pejë, Istog e Klinë, për të cilat thotë se “është dashur të jenë baza e themelimit të AKS-së si institucion ombrellë i popullit serb në Kosovë”.

Burimi: ntv.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

Mitet, për ëndrrat e serbëve/ Diplomati kroat paralajmëron
lexo artikullin