logo
Lëkundet sërish Greqia, epiqendra dhe magnituda

Lëkundet sërish Greqia, epiqendra dhe magnituda

4 Mars, 2024
17:46

Greqia është tronditur nga një tjetër tërmet këtë të hënë.

Tërmeti me magnitudë 3.5 ballë ka ndodhur pranë Kastellorizos, sipas Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës.

Epiqendra e tërmetit të ndodhur në orën 13:14 të ditës së sotme të së hënës ndodhet 41 kilometra në juglindje të Megistit. Thellësia fokale e lëkundjes vlerësohet në 10 kilometra.

Burimi: boldnews.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

Shtuni: Kosova dhe Bosnja, të cenueshme nga radikalizimi
lexo artikullin