logo
Laura Fazliu, e 7-ta në Grand Slamin e Bakus, eliminohet edhe Dardan Cena

Laura Fazliu, e 7-ta në Grand Slamin e Bakus, eliminohet edhe Dardan Cena

17 Shkurt, 2024
16:35

Nuk pati medalje nga xhudistët kosovarë të shtunën, në Grand Slamin e xhudos në Baku, vetëm një ditë pas Nora Gjakova e fitoi medaljen e argjendtë.

Të shtunën garuan Laura Fazliu e Dardan Cena, por të cilët nuk u futën në zonën e medaljeve.

Laura Fazliu e ka mbyllur Grand Slamin e Bakut në vendin e shtatë.
Në Baku të Azerbajxhanit, Fazliu në çerekfinale të këtij turneu humbi me tri dënime për Ippon, ndaj xhudistet austriake, Lubjana Piovesana.

Në kuadër të kategorisë deri në 63 kilogramë, Fazliu në xhiron e parë ishte e lirë, në xhiron e dytë mposhti me thyerje për Ippon garuesen nga Republika Qendrore Afrikane, Nadia Matchiko Guimendego.
Në raundin e tretë Laura vazhdoi me fitore, duke e mposhtur me wazaari dhe mbajtje për 10 sekonda xhudisten nga Gjermania, Agatha Schmidt.
Pas humbjes, Fazliu vazhdoi në repesazh, ku u mposht me Ippon nga xhudistja izraelite, Gili Sharir.

Në kuadër të kategorisë deri në 73 kilogramë, Cena raundin e parë e kaloi pa luftë, kurse në të dytin mposhti xhudistin nga Bahamas, Andreë Munnings, raporton KosovaPress.
Më pas, Cena luftoi kundër xhudistit rus, Ayub Khazhaliev, ndaj të cilit pësoi humbje.
Pas kësaj humbje, përfundoi gara për xhudistin tonë në Baku të Azerbajxhanit.

Burimi: teve1.info

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

Autostrada Thumanë-Kashar/ Banorët në protestë: Kjo rrugë na izolon
lexo artikullin