logo
Lajçak paralajmëron takim me Bislimin

Lajçak paralajmëron takim me Bislimin

4 Mars, 2024
20:24

Lajçak paralajmëron takim me Bislimin

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka paralajmëruar një takim me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi, në ditët në vijim, shkruan Reporteri.net.

GIF Image

Lajçak ka shruar në Facebook duke e bërë edhe një përmbledhje të takimeve që pati javën e kaluar, në kuadër të forumit për diplomaci në Turqi.

“Pika kryesore e agjendës sime në Bruksel javën e kaluar ishte takimi ndërmjet përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë për gjetjen e përgjigjeve ndaj pyetjeve të hapura lidhur me vendimin e marrë së fundi nga Banka Qendrore e Kosovës për operim me kesh – më konkretisht çështjen e ndihmës së Serbisë për njerëzit që jetojnë në Kosovë. Përshëndetja përkushtimin e të dyja delegacioneve për t’u angazhuar në mënyrë konstruktive për gjetje të zgjidhjeve të qëndrueshme për komunitetet e prekura. Takimi ishte një hap i rëndësishëm para; mirëpo, shumë pyetje politike mbesin dhe diskutime shtesë do të nevojiten në ditët në vijim. Për këtë arsye si hapin e menjëhershëm të ardhshëm do të vijojë diskutimet me zëvendëskryeministrin e Kosovës dhe kryenegociatorin Besnik Bislimi”, ka shkruar ndër të tjera Lajçak.

I dërguari për dialogun në këtë forum ka takuar edhe presidenten, Vjsoa Osmanin.

Ndryshe, me 27 shkurt me ftesë të Miroslav Lajçak, pala kosovare dhe ajo serbe udhëtuan drejt Brukselit për takim me emisarin evropian lidhur me çështjen e dinarit. Fillimisht u zhvilluan takime të ndara, e më pas ai trepalësh. Nga Kosova shkuan përfaqësues të Bankës Qendrore me në krye guvernatorin Ahmet Ismaili, ndërsa delegacioni i Beogradit u udhëhoq nga drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Petar Petkovi

Burimi:gazetaprojekti.com

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

Gërvalla kërkon gjuhë të qartë ndaj kërcënimeve me luftë, Hovenier i reagon menjëherë: Këtu janë 4 mijë trupa të NATO’s, përfshirë qindra amerikanë
lexo artikullin