Lahet në gjak femëror futbolli spanjoll
Lojtarët e Real Betis mposhtën 3:1 Athletic Bilbao në ndeshjen e xhiros së 26-të të kampionatit spanjoll të futbollit.
Chimy Avila kaloi Betisin në epërsi në minutën e 13-të, dhe Yuri Berchiche shkoi në 2:0, duke goditur rrjetën e tij në minutën e 38-të.
Probleme të reja për skuadrën baske mbërritën në minutën e 41-të, duke mbetur me një lojtar më pak si pasojë e një të kuqeje Megjithatë, Athletic ngushtoi rezultatin me Gorka Guruzeta.
Në pjesën tjetër të ndeshjes, shikuesit panë vetëm një gol, Johnny Cardoso shënoi në minutën e 67-të për 3:1, duke regjistruar kështu fitoren e parë të Betisit në katër ndeshjet e fundit.
Por fitorja e Betisit u la në hije nga incidenti që i ndodhi anësores së gjykimit, Guadalupe Porras, e cila u përplas me një kamerë televizive teksa u kthye në qendër të fushës pasi konfirmoi golin e Chimy Avilas.
Gjyqtarja fatkeqe u rrëzua përtokë, me fytyrën e mbuluar plotësisht në gjak. Shërbimi mjekësor i Betis erdhi menjëherë në ndihmë por Porras nuk mundi të vazhdonte lojën dhe ndaj u zëvendësua.
Burimi: tesheshi.com
Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip