logo
La Sarën që të shtrihej në krevatin e tyre, Ilnisa dhe Meritoni debatojnë: Si më poshtëron ashtu?

La Sarën që të shtrihej në krevatin e tyre, Ilnisa dhe Meritoni debatojnë: Si më poshtëron ashtu?

27 Shkurt, 2024
12:15

Hyrja e Sarës në Big Brother Vip ka trazuar ujërat brenda në shtëpi.

Ilnisa dhe Meritoni kanë pasur një debat pasi ky i fundit i ka lënë hapësirë Sarës që të ulej ne krevatin ku ai dhe Ilnisa flenë bashke.

Ky gjest e ka acaruar tepër Ilnisën e cila i thotë meritonit se minimalisht duhet ti merrte leje për të bërë atë veprim.

Meritoni nga ana tjetër e akuzon atë duke i thënë se ajo nuk i respekton shoqërinë dhe gjesti që bëri me Sarën e ka poshtëruar atë.

Teksa ai kërkon llogari për veprimin situata agravon dhe çifti largohen nga njëri-tjetri të mërzitur.

Pjesë nga debati

Ilnisa: Minimalisht duhet të më pyesje dhe të bëjë këtë gjest

Meritoni: Është hera e parë dhe e fundit që kur jam i ulur me njerëz të caktuar që vjen në sy të dikujt tjetër dhe reagon ashtu.

Meritoni: Mos reago ashtu për një shtrat sepse është normale që kur dikush nuk ndihet mirë ti thuash hajde shtriu

Ilnisa: Kishte krevate bosh tek dera, tek i mi nuk ke të drejtë pa më pyetur mua

Meritoni: Pse nuk e respekton një njeri që po kalon shumë mirë po sillet shumë mirë

Meritoni: Pse nuk ma respekton shoqërinë time?

Meritoni: Pse nuk e respekton kur unë dua të krijoj shoqëri të reja?

Ilnisa: Jo përmes krevatit tim

Ilnisa: Po ç’është kjo shoqëri e madhe ne “BBV”?

Meritoni: Po unë edhe nuk të pyes fare

Ilnisa: Po mos pyet

Meritoni: Po çfarë është ai veprim? Si më poshtëron ashtu?

Burimi: blogin.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

Komediania e njohur Amy Schumer tregon se çfarë fshihet pas fytyrës së saj ‘të fryrë’…
lexo artikullin