logo
Kurti uron hendbollistet për kualifikimin në Kampionatin Botëror

Kurti uron hendbollistet për kualifikimin në Kampionatin Botëror

3 Mars, 2024
18:44

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar kualifikimin në Kampionatin Botëror të hendbollit përfaqësueses së Kosovë në U-18, në kategorinë e vajzave.

Kurti ka thënë se ky është një sukses historik duke u uruar suksese vajzave.

“Kosova në Botëror! Vajzat tona hendbolliste në U-18, sot u bënë kampione të garës “IHF Trophy Intercontinental”, që u zhvillua gjatë këtyre ditëve në Uzbekistan. Me katër fitore të njëpasnjëshme, ato arritën suksesin historik të Kosovës duke u kualifikuar në Kampionatin Botëror 2024. Shumë urime dhe shumë suksese në rrugëtimin e botërorit”, shkroi Kurti në Instagram.

Në ndeshjen vendimtare për kualifikim, Kosova e mposhti Nigerinë me rezultat 22:16./teve1.info/

Burimi: teve1.info

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

City fiton derbin e Manchesterit
lexo artikullin