logo
Kurti kërkon strehë/ Kryqëzimi mes Amerikës dhe Gjermanisë

Kurti kërkon strehë/ Kryqëzimi mes Amerikës dhe Gjermanisë

13 Mars, 2024
6:12

“Qëllimet e politikës së jashtme të Uashingtonit dhe Berlinit nuk janë identike, sado që ata përpiqen t’i fshehin. Insajderët pajtohen se SHBA ka mjaft instrumente në duart e saj për të sjellë rezultatin që u përshtatet atyre. Se sa arsye kanë serbët dhe shqiptarët e Kosovës që të besojnë në vullnetin e mirë të Uashingtonit, kjo mbetet për t’u parë.”

Gjatë vizitës së saj të fundit dyditore në Prishtinë, Ndihmës Administratorja e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) Erin Mackey nuk e takoi kryeministrin Albin Kurti, i cili nuk ishte i ftuar në asnjë nga eventet  ku ajo mori pjesë. Ky fakt është bërë i ditur nga të gjitha mediat në Prishtinë, duke theksuar se ftohja e marrëdhënieve mes Uashingtonit dhe pushtetit aktual të Kosovës është gjithnjë e më e dukshme.

Në dy muajt e kaluar, zyrtarë të lartë amerikanë kanë kritikuar vazhdimisht ashpër qeverinë e Kurtit për injorimin e kërkesës së SHBA-së për shtyrjen e zbatimit të dekretit të Bankës Qendrore të Kosovës për ndalimin e dinarit, dhe mesazhi më i fortë ishte sigurisht ai i Ndihmës Sekretarit të SHBA-së,  James O’Brien, i cili tha se Amerika nuk do ta trajtojë Prishtinën si partnere sepse ajo po merr vendime pa u konsultuar me ta.

Mund të thuhet se kthesa amerikane në qasjen ndaj politikës së Kurtit nuk është një lajm i madh, ajo filloi në një masë më të butë verën e kaluar pas vendimeve të Prishtinës që çuan në përshkallëzimin e konfliktit në veri të Kosovës, por pas krizës së fundit, e shkaktuar nga ndalimi i dinarit dhe acarimi i mëtejshëm i marrëdhënieve në linjën Prishtinë-Uashington, një tjetër gjë u bë e dukshme. Teksa Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përpiqen qartë të bëjnë përpjekje për të ndalur politikën provokuese dhe luftarake të Kurtit, Gjermania dhe Britania e Madhe nuk i afrohen Amerikës në asgjë të tillë. Sa herë që Kurti ka nevojë për “strehë”, ai mbledh gjërat dhe befas shkon në Londër apo Berlin për disa ditë.

“Erërat” e vjetra po fryjnë nga perëndimi i Evropës drejt kësaj pjese të Ballkanit dhe kjo, natyrisht, nuk është diçka për t’u habitur shumë. Politika gjermane dhe britanike në lidhje me Serbinë dhe rrjedhimisht në lidhje me Kosovën nuk kanë ndryshuar shumë që nga gjysma e dytë e shekullit të 19-të. Megjithatë, ajo që është interesante është marrëdhënia në lidhjet transatlantike, mbi të gjitha ndërmjet Uashingtonit dhe Berlinit, e cila reflekton gjithë kompleksitetin dhe interesat e ndryshme në lidhje me Kosovën.

“Kjo ka të bëjë me synimet e politikës së jashtme të Amerikës dhe Gjermanisë, të cilat nuk mund të jenë dhe nuk janë identike, edhe me mënyrën se si funksionojnë shërbimet diplomatike të njërit dhe të tjetrit. Pra, ata kanë metoda të ndryshme veprimi. Diku tek publiku krijohet përshtypja se Gjermania është shumë më e butë ndaj veprimeve të autoriteteve të Kosovës” – tha Dragiša Mijaçiç, drejtoreshë e Institutit për Zhvillim Ekonomik Territorial në Serbi.

Dhe masat që vijnë në Prishtinë nga Berlini dhe Uashingtoni janë të ndryshme.

Analisti i njohur shqiptar Nexhmedin Spahiu, tha se e gjitha kso është një lojë politike

“Ka një lojë të madhe politike që po zhvillohet rreth Kosovës dhe Ballkanit në tërësi. Nuk mendoj se vendet perëndimore kanë dallime të thella për Kosovën. Këto janë më shumë lojëra politike, brenda të njëjtës strategji” –  Potencoi analisti Spahiu.

Historiani dhe analisti politik Srđan Graovac shpjegon se kontradiktat në politikën e SHBA-së dhe Gjermanisë ndaj Ballkanit rrjedhin kryesisht nga pikëpamjet e ndryshme të pozitës gjeopolitike të Evropës dhe rolit të saj të ardhshëm në marrëdhëniet ndërkombëtare.

“Gjermania ka si vizion një Evropë të bashkuar që do kishte një politikë të unifikuar të jashtme dhe të sigurisë, e cila do të funksiononte më shumë si një konfederatë apo edhe një shtet federal i madh dhe I lirshëm, që do bëhej një nga subjektet kryesore në politikën ndërkombëtare, një nga qendrat e pushtetit në një botë multipolare. Në një Evropë të ndërtuar në këtë mënyrë, elita politike gjermane synon për vendin dhe rolin e saj jo vetëm përsa i përket motorit ekonomik, por edhe në politikën e jashtme dhe  të mbrojtjes evropiane” – theksoi Graovac, duke shtuar se SHBA ka plane të ndryshme.

“Nga ana tjetër, SHBA synon për BE-në dhe Gjermaninë rolin e një partneri të vogël, disa do të thoshin vasal, në një aleancë gjeopolitike, skicat e së cilës mund t’i shohim qartë sot, dhe të cilës, përveç SHBA-së dhe Evropës, bëjnë pjesë vende si Kanadaja, Australia, Japonia dhe Koreja e Jugut. Më saktësisht, të gjitha ato vende që konsiderohen pjesë e Perëndimit të quajtur politik, ku SHBA-ja i ka caktuar vetes një rol udhëheqës dhe nuk ka ndërmend t’i lërë Evropës asnjë autonomi strategjike, e cila mund të jetë burim përçarjeje apo shpërbërjeje e kësaj aleance politike” –  theksoi Graovac, i cili kujton se Gjermania sabotoi edhe përpjekjet e mëparshme të administratës Trump me Richard Grenell, i cili ishte shumë aktiv në zonën e Ballkanit.

“Kjo është arsyeja pse në vendet e ish Paktit të Varshavës, përmes Projektit të Tre Deteve, amerikanët po forcojnë pozitat e tyre duke i lidhur fort këto vende evropiane drejtpërdrejt me veten e tyre. Në fund të fundit, kjo është arsyeja pse SHBA-të nuk kanë ndërmend t’i lënë gjermanëve një rol kyç në Ballkan. Kontrolli mbi Evropën Qendrore dhe Lindore, si dhe mbi Ballkanin, u lejon strategëve në Uashington të ruajnë pozicionin e tyre dominues në Kontinentin e Vjetër, i cili njëkohësisht i pengon gjermanët të përpiqen të arrijnë epërsinë e tyre në Evropë dhe parandalon çdo bashkëpunim të drejtpërdrejtë midis Rusisë dhe Gjermanisë, diçka që amerikanët ende I kanë frikën dhe shmangen- theksoi Srđan Graovac .

Pasojat e këtyre interesave konfliktuale amerikano-gjermane në Ballkan, e veçanërisht në Kosovë, shihen nga prizmi i luftës së vazhdueshme për epërsi.

“Ne ishim dëshmitarë të një situate në të cilën administrata amerikane nën drejtimin e Donald Trump zëvendësoi Albin Kurtin, për të mos sjellë miqtë e gjermanëve në pushtet në Prishtinë, ndërkohë që diplomacia gjermane jo vetëm e kundërshtoi atë, por edhe sabotoi haptazi përpjekjet e Grenellit për të inkurajuar dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Një nga momentet kyçe ishte padyshim aktakuza kundër Thaçit, Veselit dhe anëtarëve të tjerë të UÇK-së, e cila me sa duket ishte e sponsorizuar nga qendra të caktuara të pushtetit në Gjermani, duke dashur të largojnë njerëzit e afërt me administratën e atëhershme amerikane nga skena politike në Prishtinë” – deklaroi Graovac, sipas të cilit, “Për momentin nuk dihet se si në periudhën e ardhshme kjo qasje e ndryshme e fuqive të mëdha, do të reflektojë në zhvillimin e ngjarjeve në Kosovë’.

 

Burimi: ntv.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

“Dyshoj tek seksualiteti i menaxherit të Bardhit”, Bledi Mane: E shihja një treshe të lezetshme me…
lexo artikullin