logo
Kur do të nisin reshjet e shiut? Akil Osmani zbulon se si do të jetë moti për këtë jave: Gjatë pjesës së dytë të ditës së sotme pritet…

Kur do të nisin reshjet e shiut? Akil Osmani zbulon se si do të jetë moti për këtë jave: Gjatë pjesës së dytë të ditës së sotme pritet…

4 Mars, 2024
9:23

Meteorologu Akil Osmani ka bërë parashikimin e motit për pjesën e mbetur të ditës së sotme, por edhe për ditët në vijim.

Në një emision televiziv, Osmani ka deklaruar se gjatë pjesës së dytë të ditës së sotme dhe mëngjesin e ditës së nesërme, pritet të kemi reshje shiu, që mund të jenë edhe në formën e rebesheve.

Ai tha gjithashtu se në zonat malore veriore e verilindore, të martën mund të ketë edhe reshje të pakta dëbore.

“Temperaturat do të jenë të larta, sot deri në 20 gradë. Nesër pritet të kemi rënie të temperaturave me rreth 3 gradë celcius. Nga dita e mërkurë deri të shtunën pritet të kemi luhatje me 1 apo 2 gradë të temperaturave.

Pra maksimumi pritet të jenë 17-19 gradë gjatë kësaj jave. Me kalimin e orëve sot priten që vranësirat të bëhen më të shpeshta në territorin shqiptar. Gjatë orëve të mbrëmjes të kemi reshje shiu në gjithë Shqipërinë, që pritet të shoqërohet edhe me rebeshe. Jo vetëm sot, edhe mëngjesi i ditës së martë pritet të jetë nën dominimin e reshjeve.

E mërkura dhe e enjtja sërish do i kemi të pranishme vranësirat. Nga e marta deri të enjten pritet të kemi shfaqjen e flokëve të dëborës, pasi temperaturat pritet të bien. Zona është kryesisht verilindja”, tha Osmani.

Burimi: vovmagazine.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

“Kam fjetur e uritur”/ Katy Perry rrëfehet për fëmijërinë
lexo artikullin