Kur do njihet Kosova nga Ukraina? Përgjigja nga Osmani…
Presidentja Vjosa Osmani deklaroi sot nga Tirana se “jemi me Ukrainën sepse ne vetë kemi qenë viktimë e gjenocidit dhe në atë kohë kishim nevojë për dorë ndihme dhe tani duam ta japim ne atë”.
“Jemi këtu për të mbështetur Ukrainën duke u bashkuar me pjesën tjetër të botës, me pjesën tjetër të demokracive në sanksionet kundër Rusisë. Jemi këtu të ripërtërijmë angazhimin tonë jo vetëm ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, por gjithashtu të angazhohemi ndaj atyre vlera që ngrihemi së bashku, vlerat e lirisë, pavarësisë dhe ekzistencës bazuar në rendin ndërkombëtar”, tha ajo në një prononcim për mediat.
E pyetur nëse do ta kërkojë njohjen e Kosovës nga Ukraina, Osmani tha: “Këto janë çështje bilaterale, ne e kemi bërë gjithnjë një kërkese të tillë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë me mirëkuptimin e plotë që Ukraina është në gjendje të jashtëzakonshme, në gjendje lufte duke luftuar për lirinë dhe pavarësinë e saj dhe vlerat që janë të rëndësishëm për secilin prej nesh. Ai moment do të vijë bashkë me fitoren e Ukrainës”. /tesheshi.com/
Burimi: tesheshi.com
Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip