logo
Kryeministri Rama publikon pamje të bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë (VIDEO)

Kryeministri Rama publikon pamje të bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë (VIDEO)

29 Shkurt, 2024
11:00

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmes një postimi të bërë në llogarinë e tij në Facebook, ka publikuar pamje të bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë, shkruan Reporteri.net.

Rama ka bërë të ditur se hapja e tij plotësisht do të bëhet më 4 mars.

Postimi i plotë:

MIRËMËNGJES 😊

dhe nga Baza Ajrore Taktike e NATO-s në Kuçovë, e cila bëhet plotësisht operacionale në 4 mars dhe do të luajë një rol kyç në mbështetjen e aktivitetit të NATO-s, ndërkohë që do t’i shërbejë edhe fuqizimit të Forcave Ajrore të Shqipërisë, me infrastrukturë të avancuar për avionët luftarakë dhe ata të transportit të Aleancës, ju uroj një ditë të mbarë🙏

Burimi: lajme.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

Samiti për Ukrainën: Kufizimet dhe rrugët që do të bllokohen në Tiranë
lexo artikullin