logo
Kriza punëtore/ Ekspertët: Zgjidhje për të frenuar emigrimin, rritja e pagave

Kriza punëtore/ Ekspertët: Zgjidhje për të frenuar emigrimin, rritja e pagave

11 Mars, 2024
22:56

Emigrimi masiv i të rinjve dhe profesionisteve të kualifikuar, ka thelluar krizën për fuqi punëtore, duke filluar nga vitet pas pandemisë e në vazhdim.

Ekspertët e punësimit thonë se zgjidhja kryesore për mbajtjen e fuqisë punëtore brenda vendit është rritja e pagave.

“Së pari emigracioni duhet të kthehet në prioritet kombëtar. Së dyti duhet që emancipimi vizioni dhe mentaliteti i pronarëve, sipërmarrësve të ndryshojë në mënyrë të jenë sa më solidarë me punonjësit, të mund të ndajnë të fitimet dhe ta ardhurat, që vijnë nga puna e punonjësit në formën e rritjes së pagës në bazë të vjetërsisë në punë, apo besimin. Mbi bazën e performancës, me qëllim që kjo shpërndarje të kënaqë dhe të përmbushë pritshmëritë e punonjësit të tij. Nëse nuk e përmbush, ata do t’i largohen me zhgënjimin më të madh për këtë sipërmarrje, që do i shtyjë drejt emigracionit”, shprehet eksperti për punësimin Erion Muça.

Cilat janë pasojat që sjell emigrimi masiv i fuqisë punëtore?

“Vendi do braktiset nga rinia. Do kemi një plakje më të shpejtë të popullsisë, duke krijuar hapësira dhe boshllëqe që do ndikojnë drejtpërdrejt në GTP e vendit, në zhvillimin ekonomik dhe duke e kthyer Shqipërinë në një vend të pa interesuar për investitorët e huaj për të investuar në Shqipëri me qëllim zhvillimin e biznesit në një hapësirë të re”, thotë Muça.

Burimi: boldnews.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

Bitcoin vlen 72 mijë dollarë, rekord historik për monedhën digjitale
lexo artikullin