logo
Krijimi i ‘Djathtas 1912’, Koalicion me Lulzim Bashën? Ja si përgjigjet Alibeaj

Krijimi i ‘Djathtas 1912’, Koalicion me Lulzim Bashën? Ja si përgjigjet Alibeaj

14 Tetor, 2024
16:06

Deputeti Enkelejd Alibeaj dhe një nga themeluesit e partisë së re ”Djathtas 1912” tha në një intervistë  se me bashkëthemeluesit e tjerë të këtij subjekti politik i lidhin parimet.

I pyetur nëse partia e re e të djathtës është e gatshme të bëjë koalicion me partitë e tjera të vogla, përfshirë demokratët euroatlantikë të Lulzim Bashës, Alibeaj numëroi të paktën 3 kushte për këtë.

”Ato që janë çështje që duhet të na puqin bashkë… synimi i koalicionit është, a arrijmë ti bëjmë bashkë shqiptarët në teren?
Ajo që i bën bashkë shqiptarët dhe këtë e tregojnë sondazhet është mbështetja ndaj drejtësisë së re, e dyta a janë dakord shqiptarët që duan të kenë një sistem zgjedhor me lista të hapura që deputetë ti zgjedhin vetë.

Një nga kushtet për koalicion është që të përdoren listat e hapura.

Dhe një çështje që duhet të na bëjë bashkë është që Shqipëria duhet të ketë marrëdhënie të shëndosha me komunitetin ndërkombëtar”, tha Alibeaj.

Burimi: ntv.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

Reagon Eno Popi pasi u tha se ka tradhtuar bashkëshorten e tij
lexo artikullin