logo
KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares Zegjine Sollaku

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares Zegjine Sollaku

29 Shkurt, 2024
14:26

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të mërkurën vendimin për lëninen në fuqi të shkarkimit nga detyra të gjyqtares së Apelit të Tiranës, Zegjine Sollaku.

Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit, i kryesuar nga Sokol Çomo, me relatore Ina Rama dhe anetare Albana Shtylla, Natasha Mulaj e Reztarta Schuetz, pas shqyrtimit të ankimit të depozituar nga Sollaku kundër vendimarrjes së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Gjyqtarja Sollaku u shkarkua nga detyra më 8 korrik 2021 nga Komisioni për probleme në kriterin e pasurisë.

Zegjine Sollaku pati një karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë. Ajo punoi fillimisht si gjyqtare në Gjykatën e Tiraës gjatë periudhës 1993-2003. Prej vitit 2003 dhe deri në shkarkimin nga detyra, e ushtroi funksionin në Gjykatën e Apelit të Tiranës./BIRN

Burimi: boldnews.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

Konfirmohet banori i ri që futet të shtunën në BBV, rikthehet për çmimin e madh që i ‘mohuan’ disa vite më parë
lexo artikullin