logo
Kosova s’mund të mbrohet pa aleatët/ Profesori britanik ka një amanet

Kosova s’mund të mbrohet pa aleatët/ Profesori britanik ka një amanet

16 Shkurt, 2024
20:23

Profesori britanik I Kembrixhit, Marc Weller, duke komentuar deklarimet e fundit të presidentit serb Aleksandër Vuçiçi, në Këshill të Sigurimit të Kombëve të Bashkuara, se “dëmet e mbijetesës së serbëve në veri të Kosovës janë të pariparueshme, tha se Serbia po përgatitet të destabilizojë veriun e Kosovës dhe se tani Beogradi zyrtar ka ndryshuar kahun në formë dramatike.

“Kjo do të mund të përfshinte përdorimin e forcës për shpëtimin e popullatës së rrezikuar nga shkatërrimi i pashmangshëm, apo edhe nga gjenocidi. Kjo do t’i mundësonte Serbisë që të thotë më vonë se i dha një shans të fundit Këshillit të Sigurimit të OKB-së që të ndërmarrë veprime. Mungesa e masave nga ky organizëm, do ta bënte ndërhyrjen në Kosovë nga Serbia të pashmangshme.”  – ka potencuar profesori anglez, duke nënvizuar se prania e NATO-s ka për qëllim të parandojë një pushtim ushtarak të veriut apo të krejt Kosovës.

“Këto janë kërcënime serioze që bëhen në nivelin më të lartë të diplomacisë ndërkombëtare. Ato në mënyrë të qartë shënojnë një fazë të re të politikës së Serbisë karshi Kosovës dhe me gjasë në raport me Perëndimin në përgjithësi. Për më tepër, përtej sulmeve të zhurmshme verbale, Beogradi duket se po rinis përpjekjet e tij për ta destabilizuar veriun me veprime të drejtpërdrejta.”  – ka theksuar Marc Weller

Burimi: ntv.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

Arbër Çepani merr propozim për Shën Valentin nga…
lexo artikullin