logo
Kontrabandonte veshje nga Turqia dhe i stamponte logo false, pranga të riut në Tiranë

Kontrabandonte veshje nga Turqia dhe i stamponte logo false, pranga të riut në Tiranë

2 Mars, 2024
15:56

Një 29-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi në bashkëpunim me babain e tij kontrabandonin nga Turqia veshje të ndryshme, i stamponin logo false të markave të njohura dhe i shitnin me çmime shumë të larta.

Ata i magazinonin veshjet në banesën e tyre dhe në dy subjekte në rrugën “5 Maji”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë: 

Vijon operacioni policor i koduar “Brands”, nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Vihet në pranga 29-vjeçari i shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni.

29-vjeçari, në bashkëpunim me babain e tij, kontrabandonin nga Turqia, veshje të ndryshme, i stamponin logo false të markave të njohura dhe i shitnin me çmime shumë të larta.

Më parë, gjatë operacionit janë sekuestruar rreth 1000 konfeksione të ndryshme, logo dhe etiketa false të disa markave, si dhe një pajisje për stampimin e tyre.

Burimi: boldnews.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

Hygerta Meta do të dërgohet në poligon për të demonstruar si qëlloi të atin
lexo artikullin