logo
KOK-u pret dhe përgëzon boksieren Donjeta Sadiku për kualifikim në Olimpiadë

KOK-u pret dhe përgëzon boksieren Donjeta Sadiku për kualifikim në Olimpiadë

13 Mars, 2024
17:06

Drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), presidenti Ismet Krasniqi dhe sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti, kanë pritur të mërkurën drejtuesit e Federatës së Boksit të Kosovës (FBoxK), kryetarin Enver Krasniqi, sekretarin e përgjithshëm, Latif Demolli, boksieren Donjeta Sadiku dhe trajneren e saj, Marjolla Sallauka, pas fitimit të normës olimpike “Parisi 2024”.

Sadiku siguroi “vizën” për Olimpiadën e këtij viti, pas katër meçeve të fituara në turneun botëror kualifikues të mbajtur në Busto Arsizio të Italisë.

“Presidenti Krasniqi duke e përgëzuar Sadikun dhe FBoxK-në për arritjen, uroi që ky sukses të fuqizohet edhe më shumë në Paris 2024, duke u kurorëzuar me medalje olimpike. Boksierja Sadiku duke folur për sfidat dhe suksesin, vlerësoi lartë mbështetjen e KOK-ut në vazhdimësi, si me bursë olimpike ashtu edhe me përgatitje jashtë vendit, derisa u shpreh optimiste për sukses edhe në kryeqytetin francez”, shkroi KOK-u në njoftimin e tij.

Burimi: teve1.info

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

“Ju të dy dëshironi të më çoni në shtrat”? Pas debatit me Julin, Heidi shpërthen në lot! Romeo-aktorit: O i pafytyrë, ajo është vajza jote me moshë
lexo artikullin