Një klient ka plagosur me thikë kuzhinierin shqiptar të një restoranti në Selanik.
Personat në restorant kanë njoftuar policinë dhe urgjencën që mbërritën menjëherë në vendngjarje.
Fillimisht nuk ishin të qarta rrethanat në të cilat mbeti i plagosur kuzhinieri, por më pas nga policia u konstatua se bëhej fjalë për një vepër penale. Pas kryerjes së operacionit, shqiptari është shtruar në spitalin Papageorgiou.