Kishte “vdekur” me vendim gjykate në 2003, kapet dhe ekstradohet nga SHBA shqiptari me 3 emra
Një 54 vjeçar shqiptar me 3 emra, i dënuar me 25 vite burg për vepra të rënda penale, është arrestuar në SHBA dhe është ekstraduar drejt vendit tonë.
Bëhet fjalë për shtetasin ,Leonard Mnella alias Leon Kolmnela alias Leonard Kolmnela, 54 vjeç, i cili në vitin 2013 kishte arritur që nëpërmjet një vendimi gjyqësor të lëshuar nga një Gjykatë shqiptare, të deklarohej i vdekur që në vitin 2003, në Amerikën Latine.
Policia sqaron se 54-vjeçari është dënuar në Itali me 25 vjet burgim, për bashkëpunim në organizatë kriminale, rrëmbim personi, tentativë zhavatjeje, shkelje të ligjit për armët dhe trafik droge në sasi të mëdha.
Ai është arrestuar në Miçigan të SHBA-ve dhe tashmë është ekstraduar drejt vendit tonë.
Njoftimi i policisë:
Departamenti i Policisë Kriminale, në bashkëpunim të ngushtë me Agjencinë DSS/OCIU (Shërbimi Diplomatik i Sigurisë/Njësia e Hetimeve Kriminale) pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë dhe me agjencinë tjetër federale amerikane DHS/ICE-ERO (Departamenti Sigurisë Kombëtare/Agjencia ligjzbatuese e Emigracionit dhe Doganave), prej disa kohesh kanë punuar së bashku për lokalizmin dhe arrestimin e shtetasit shqiptar në kërkim ndërkombëtar:
Leonard Mnella alias Leon Kolmnela alias Leonard Kolmnela, 54 vjeç.
Këtë shtetas, Gjykata e Salernos, Itali, e ka dënuar me 25 vjet burgim, për bashkëpunim në organizatë kriminale, rrëmbim personi, tentativë zhavatjeje, shkelje të ligjit për armët dhe trafik droge në sasi të mëdha.
Leonard Mnella do të jetë subjekt hetimesh në Shqipëri, për ngjarje kriminale të ndodhura kohë më parë në Shqipëri.
Ky shtetas, ndërkohë që ishte në arrati, në vitin 2013, kishte arritur që nëpërmjet një vendimi gjyqësor të leshuar nga një Gjykatë shqiptare, të deklarohej i vdekur që në vitin 2003, në Amerikën Latine.
Departamenti i Policisë Kriminale, në bashkëpunim me dy agjencitë amerikane, nëpërmjet informacioneve të shkëmbyera, kanë arritur të identifikojnë, të lokalizojnë dhe të arrestojnë shtetasin shqiptar Leonard Mnela, në Miçigan, Shtetet e Bashkuara, dhe kane bërë të mundur deportimin e tij në Shqipëri.
Burimi: boldnews.al
Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip