logo
“Kështu ma dha truri”, çfarë deklaroi në polici 34-vjeçari që mbyllte gruan në banesë dhe e ruante me kamera

“Kështu ma dha truri”, çfarë deklaroi në polici 34-vjeçari që mbyllte gruan në banesë dhe e ruante me kamera

8 Shkurt, 2024
0:07

Asqeri Mandri, 34-vjeçari  i cili mbante të mbyllur në banesë gruan, ishte kthyer prej 6 muajsh nga Gjermania dhe vetëm pak pas kthimit kishte nisur të monitoronte me kamera të gjitha ambientet e shtëpisë.

Ai në çdo dhomë kishte vendosur nga 3 kamera në kënde të ndryshme, përfshirë edhe ambientet jashtë.

34-vjeçari vijon të jetë i papunë që pas kthimit nga Gjermania, ndërsa fillimisht ka tentuar të pengojë për të punuar edhe bashkëshorten, e cila për 2 javë nuk ka shkuar në punë prej xhelozisë, por është rikthyer.

Në deklarimet e tij Mandri është shprehur se i monitoronte se “kështu ma dha truri”.

Burimi: ntv.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

Deklaruan se ‘BBV3’ kalon shikueshmërinë e ‘BBV2’, eksperti i sigurisë nxjerr ‘zbuluar’ produksionin
lexo artikullin