logo
‘Kërkoj ndjesë’, Shpat Kasapi reagon pas deklaratës që ka dhunuar ish të dashurën

‘Kërkoj ndjesë’, Shpat Kasapi reagon pas deklaratës që ka dhunuar ish të dashurën

26 Shkurt, 2024
13:58

Shpat Kasapi ishte i ftuari i rradhës i Ermal Peçit në programin ‘E diela jonë’. Mes shumë rrëfimeve ai foli për vendimin e ardhjes përfundimtare në Tirane dhe raportin unik me të birin.

‘Roeli ka qënë arsyeja e parë që u largova nga Maqedonia. Arsyeja e dytë ishte që të gjithë bashkëpunëtorët e mi i kam në Tiranë dhe do e kem më të lehtë për karrierën time. I kam thënë dhe mamit të vij në Tiranë por nuk pranoi sepse ka angazhimet e veta.

Roeli është shoku më i mirë i jetës sime. Më jep shumë dashuri dhe shpenzoj kohën më të madhe për të.

Para disa javëve u komentua shumë në rrjet një pjesë interviste e tij për dhunën që ka ushtruar ndaj ish partneres së tij. Koha për ndjesë?

‘Qesha me atë histori sepse e trajtova si një gjë që më ka ndodhur kur kam qënë fëmijë.  Unë kërkoj ndjesë por e kanë keqkuptuar. I lutem portaleve të mos i marrin dhe mos krijojnë keqkuptime të tilla’ – vijoi Shpati.

Burimi: blogin.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

Sara Gjordeni ka qenë në lidhje me dy reperët e njohur shqiptar? Habit ish-banorja e “Big Brother VIP”: Po e lë me Noizyn dhe…
lexo artikullin