Kate Middleton bën daljen e parë publike pas operacionit abdominal
Kate Middleton është shëruar. Princesha e Uellsit u pa në daljen e saj të parë publike pas shtrimit në spital për një operacion abdominal.
Në fotot e publikuara, Middleton shihet duke mbajtur syze dielli teksa ishte e ulur ne sediljen e pasagjerit, ku makinën po e ngiste nëna e saj, Carole. Kjo dalje shënon herën e parë që Kate është parë në publik që nga dhjetori 2023.
Ajo u pa për herë të fundit publikisht më 25 dhjetor kur mori pjesë në shërbimin e mëngjesit të Krishtlindjeve me bashkëshortin e saj, Princin William, dhe tre fëmijët e tyre: Princin George, Princin Louis dhe Princeshën Charlotte, në Kishën Sandringham në Sandringham, Norfolk.
Burimi: iconstyle.al
Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip