Kapet duke transportuar drogë, dënohet me burg shoferi shqiptar në Londër
Një 44 vjeçar i identifikuar si Arian Mustafaj, është dënuar me burg nga autoritetet në Londër pasi është kapur duke transportuar kanabis.
Mediat vendase shkruajnë se Mustafaj po ngiste një makinë Ford Fiesta në Fuller’s Hill, kur u ndalua nga policia që mund të “ndiente erën e kanabisit që vinte nga brenda automjetit”.
Gjatë kontrollit nga policia në automjetin e tij janë gjetur 13 pako me kanabis të fshehura në kroskotin e makinës, dhe mendohet se vlera e lëndës narkotike shkonte në 160,000 paund.
Mustafaj, u paraqit në gjykatë pasi ka pranuar posedimin me qëllim të furnizimit me drogë të klasit B. Autoritetet thonë se Mustafaj, i cili foli përmes një përkthyesi, kishte një rol të vetëm si “shofer dërgesash”, por duhet të ketë pasur një “shkallë të konsiderueshme besimi” ndaj tij për të transportuar drogën.
Mustafaj është burgosur për 28 muaj, pasi ka pranuar fajin.
Sipas mediave vendase, gjykatësi Michael Turner tha se duhet “guxim” për të pranuar fajin, veçanërisht kur ka të ngjarë që do të shkoni në burg dhe në rastin e tij, do të dëboheni. Ai tha se Mustafaj, i cili punonte si shofer transporti për Amazon duke fituar rreth 2,000 £ në muaj, ishte një korrier.
Burimi: boldnews.al
Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip