logo
“Kam vuajtur nga disleksia” Françeska rrëfen historinë e saj

“Kam vuajtur nga disleksia” Françeska rrëfen historinë e saj

12 Mars, 2024
21:26

Françeska Murati, një nga pjesëmarrëset në formatin “BBV3”, ka tërhequr vëmendjen e një audience të gjerë së fundmi.

Në një intervistë para se të hynte në këtë format, ajo ndau përvojat e saj të fëmijërisë, duke përfshirë sfidat që përballi me disleksinë – një çështje që pengon aftësinë e individit për të lexuar pavarësisht nga një inteligjencë e zakonshme. Françeska tregoi se si, gjatë qëndrimit të saj në Angli dhe falë ndihmës së marrë nga ekspertë të specializuar, u diagnostikua dhe arriti të tejkalonte këto sfida në mësimdhënie.

Pavarësisht vështirësive në të kuptuarin e matematikës dhe leximin në krahasim me bashkëmoshatarët e saj, mbështetja që mori dhe investimi i shkollës në testimin e saj për disleksinë i hapën rrugën për të arritur sukses.

Burimi: lajme.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

Bayern pa mëshirë, tetë gola ndaj Mainz, asist i lojtarit shqiptar në “Allianz Arena”
lexo artikullin