Ka lënë një lidhje jashtë “BBV”? Erjola Doçi flet pa ‘doreza’, zbulon të vërtetën
Erjola Doçi përflitet se ka lënë një lidhje jashtë “BBV”, ndonëse nuk ka folur asnjëherë për të brenda shtëpisë. U raportua po ashtu që prezantuesja është në një romancë dashurie me reperin nga Kosova, Azet.
Ndërkohë, një koment që iu bë nga banorët e detyron të zbulojë të vërtetën.
“Erjola shoku i shokut tim dyshohet se është i dashuri yt, ndërkohë brenda u prezantove si vajzë single. Ditën që hyri Silvi në shtëpi na u duk si flirtim të gjithëve. Shohim që në vazhdim je ftohur edhe me Silvin, mbase i ke bërë kalkulimet më mirë, ok”, ka qenë komenti.
Doçi nuk hezitoi të përgjigjet: “E para, unë nuk jam ngroh që të ftohem. Unë jam single, në gjendje civile. Beqare këtu dhe jashtë”.
E njëjta vazhdoi: “Të pëlqej aq shumë Silvin do ta kisha puthur. Nuk e vras fort mendjen”.
Burimi: lajme.al
Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip