“Ju të dy dëshironi të më çoni në shtrat”? Pas debatit me Julin, Heidi shpërthen në lot! Romeo-aktorit: O i pafytyrë, ajo është vajza jote me moshë
Romeo Veshaj ka debatuar keq me Julian Dedën në shtëpinë e “Big Brother VIP”, pasi ky i fundit bëri për të qarë ish-të dashurën e aktorit, Heidi Baçi.
Konkurrenti i tha banores së nuk është futur mes tyre për ta çuar atë në krevat, pasi sipas tij kjo është historia e Helenës së Trojës.
“O Jul çfarë po bën se unë jam këtu”, i tha Heidi banorit mes lotësh, ndërsa Romeo përpiqet që ta qetësojë banoren duke i thënë “çfarë merresh me plehra”.
“Si paska arritur muhabeti që ju të dy… Helena dëshiron të shkojë në shtrat a çfarë?”, u shpreh Heidi mes lotësh.
Kaq ka mjaftuar që Romeo të debatonte keq me Julin, ku nuk kanë munguar as ofendimet ndaj ti.
Pjesë nga debati:
Juli: Unë nuk kam hyrë mes jush për të çuar në krevat o njeri. Kjo është Helena e trojës dhe këtë duhet ta kishe thënë aty
Heidi: Se ka thënë për atë punë jo, qyqja
Juli: Ashtu po merret tani
Heidi: Jo o Jul, kaq larg ka shkuar kjo punë
Juli: Ti se shikon ashtu. Ok
Heidi: Unë duhet të kisha reaguar se ti…
Juli: Historinë e Helenës së Trojës…
Heidi: O Jul çfarë po bën se unë jam këtu (Heidi fillon dhe qan)
Juli: Ju merreni atë historinë e trofeut dhe futeni në xhep
Romeo: Çfarë merresh me plehra. Për çfarë të prek ai ty moj?
Heidi: Si paska arritur muhabeti që ju të dy… Helena dëshiron të shkojë në shtrat a çfarë?
Romeo: Jo moj është tjetër muhabet, janë fjalët e Ledionit. Kush të tha?
Romeo ikën te Juli
Romeo: O i pafytyrë, çfarë i thua se është vajza jote me moshë
Juli: Lagohu
Romeo: Burrë i paftyrë, çfarë i thua? Të të vijë zor nga vetja, mashkull kafshë. Plehrë
Burimi: blogin.al
Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip