Jordania dënon sulmin izraelit ndaj palestinezëve që prisnin në radhë për ndihma
Jordania ka dënuar sulmin e Izraelit ndaj njerëzve që ishin në radhë për ndihmë në Gaza, i cili la të paktën 104 të vdekur dhe 760 të plagosur mëngjesin e sotëm.
“Ne dënojmë sulmin brutal nga forcat pushtuese izraelite ndaj grupit të palestinezëve që presin të marrin ndihmë në rrethrrotullimin Nabulsi pranë rrugës Al-Rashid në Gaza”,- tha Ministria e Jashtme jordaneze në një deklaratë.
Burimi: boldnews.al
Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip