logo
Jo vetëm Shqipëria, por edhe Greqia probleme me hormonet në fruta dhe perime!

Jo vetëm Shqipëria, por edhe Greqia probleme me hormonet në fruta dhe perime!

3 Mars, 2024
17:10

Autoritetet rumune kthyen mbrapsht një sasi dhe disa qindra tonë klementina greke, një lloj i veçantë mandarine.

Lajmi bëhet i ditur prej ministrisë greke të bujqësisë e cila njoftoi  se në ngarkesën e klementinave u gjet   cyprodinil 10 herë më shumë 0s 0.176 mg se doza e lejuar 0.002 mg.

Cyprodinil është një pesticid homonal që shton potencën e bimës dhe zhduk myqet. Përdorimi mbi sasinë e lejuar në bimë, shkakton dëmtime të rënda tek përdoruesit e frutës.

Përdorimi i kufizuar i tij është paralajmëruar në vitin 1991 ndërsa BE e ka vlerësuar si të rrezikshëm mbi normat e lejuara në vitin 2010.

Autoritet rumune njoftuan se kanw analizuar qindra sasi agrumesh që hyjnë në vend dhe ky është rasti i parë që gjendet një ngarkesë kaq e madhe hormonale në sasi frutash të gatshme për konsum.

Greqia është një ndër furnizuesit më të mëdhenj të tregut rumun me agrume.

Burimi: vovmagazine.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

Shkarkimi i Mirel Josës, Laçi gjen trajnerin e ri
lexo artikullin