logo
“Jam Meritoni unë, nuk po flet me…”- Banorja e re “mollë sherri”, plas keq mes moderatorit dhe Ilnisës

“Jam Meritoni unë, nuk po flet me…”- Banorja e re “mollë sherri”, plas keq mes moderatorit dhe Ilnisës

26 Shkurt, 2024
11:23

Meriton Mjekiqi dhe Ilnisa Agolli kanë debatuar me njëri-tjetrin në “Big Brother VIP”, ku shkak është bërë banorja më e re e shtëpisë, Sara Karaj.

Gazetarja është bërë xheloze pasi moderatori e ka ftuar konkurrenten tek krevati i Ilnisës, ndërsa kjo e fundit i ka thënë atij që të shkojnë të flejnë pasi është vonë.

Pse më poshtërove ashtë? Është hera e parë dhe e fundit që vjen dhe reagon ashtu kur ti je me mua”- u drejtua Meritoni partneres së tij, ndërsa kjo e fundit u shpreh se nuk duhet të ftojë askënd tek krevati i saj pa pyetur atë.

“Meritoni jam unë, nuk jam aj që je mësuar kohë pas kohe”– tha banori me tone të larta, teksa u largua në mes të debatit.

Pjesë nga debati:

Ilnisa: Si ta marrim afër vetes?

Meritoni: Afër shtratit

Ilnisa: Shtrati është i imi. Për respekt ndaj meje duhet që të më pyesje dhe jo të bëje një gjest të tillë

Meritoni: Është hera e parë dhe e fundit që vjen dhe reagon ashtu kur ti je me mua. Mos bë kështu gjestesh që të më nxjerrësh keq me të tjerët. Mos e bë të madhe për një gjë që është njerëzore që kur të vjen dikush afër dhe i thua hajde e ulu

Ilnisa: Ka shtretër sa të duash, shtrati ishte te dera dhe tek i imi nuk ke asnjë të drejt pa më pyetur mua

Meritoni: Çfarë është kjo sjellje?

Ilnisa: Kjo është një sjellje normale

Meritoni: Ti nuk po më respekton shoqërinë

Ilnisa: Mos e bëj përmes krevatit tim shoqërinë

Merironi: Pse po e kthen kështu? Me kë po flet?

Ilnisa; Me ty po flas

Meritoni: Meritoni jam unë, nuk jam aj që je mësuar kohë pas kohe

Ilnisa: Kush nuk ta ka respektuar ty shoqërinë? Jo përmes krevatit tim

Meritoni: Dje ta thash Ilnisa Sara…, por edhe të pyes fare edhe çfarë?

Ilnisa: Unë çfarë kisha për të thënë të thashë

Meritoni: Pse po filozofon? Çfarë është ai veprim

Ilnisa: U fikën dritat edhe të thash heqe jorganin dhe hajde të flemë

Meritoni: Si më poshtëron mua ashtu? Unë kurrë s’ta kisha bërë kurrë

Ilnisa: Pse ti mendon se unë do të kapja Sarën për ti thënë….

Meritoni largohet mes debatit me Ilnisën

Burimi: blogin.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

Sara ka tradhtuar Endrikun? Këngëtari bën deklaratën e papritur
lexo artikullin