Ja si t’i dalloni burrat që tradhtojnë, sipas studimit
Të gjithë e njohim një djalë të tillë! Ai tipi që e shikoni teksa vrapon nga një partnere tek tjetra, duke mbuluar me zgjuarsi pabesinë e tij.
Por, po sikur kjo mos të funksiononte më? Po sikur njerëzit të mund ta identifikonin lehtësisht një burrë që tradhëton?
Ky është rezultati i një studimi të ri nga Australia, i cili zbuloi se si meshkujt ashtu edhe femrat mund të identifikojnë meshkujt mashtrues thjesht duke ekzaminuar fytyrat e tyre.
Duke anketuar 1500 burra dhe gra heteroseksualë nga 18 deri në 75 vjeç, studiuesit u prezantuan pjesëmarrësve fotografi të 189 adultëve. Pjesëmarrësve iu kërkua të vlerësonin – në një shkallë me 10 pikë – sa gjasa kishte që secili prej individëve të fotografuar të kishte qenë jobesnik.
Çuditërisht, pjesëmarrësit – si meshkuj ashtu edhe femra – kishin një saktësi marramendëse.
Lidhja midis fytyrës së burrave dhe tradhtisë ka të bëjë me nivelin e tipareve burrërore.
“Tiparet e fytyrës që zakonisht përcaktojnë një fytyrë më mashkullore përfshijnë një fytyrë më të gjerë, një vijë më të theksuar të nofullës dhe vetullave, si dhe buzët më të holla”, thotë studimi.
Fytyrat më burrërore janë të lidhura me nivele më të larta të testosteronit, që për meshkujt mund të nënkuptojë një prirje më të madhe për të tradhtuar partneret e tyre.
Sipas një studimi tjetër meshkujt me një raport më të lartë të gjerësisë dhe lartësisë së fytyrës kanë tendencë të kenë një libido më të lartë dhe janë më të prirur për seks të rastësishëm dhe tradhti.
Pra duket se gjerësia e fytyrës është faktori kryesor, por mos shkoni të gjykoni çdo mashkull që ju del para, ose të shihni partnerin tuaj me një sy tjetër! Një libido më i lartë nuk do të thotë që partneri juaj nuk është i aftë për vetëkontroll apo se ai nuk është tërësisht i dashuruar me ju dhe ka vendosur të jetë përjetësisht besnik ndaj jush!
Burimi: blogin.al
Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip