Ja se çfarë veprimi bën fansi i Marilyn Monroe për t’i ofruar asaj një çmim në ceremoninë e “Oscars”…
Një fans i vjetër i Marilyn Monroe po shpenzon 30 mijë dollarë për të bërë fushatë për Akademinë për t’i ofruar asaj një çmim për arritje të përjetshme në Oscar, duke pretenduar se talenti i saj ishte “përdhunuar” nga e gjithë industria. Artisti Michael Moebius po përpiqet që ikona e ndjerë, e cila ndërroi jetë më shumë se gjashtë dekada më parë, të vlerësohet për shërbimet e saj në film dhe argëtim. Ai ka planifikuar një shumë prej 30,000 dollarësh për të tërhequr vëmendjen e drejtuesve të Akademisë përpara ceremonisë së këtij viti.
Michael po lufton gjithashtu që James Dean dhe Elvis Presley, të nderohen për ‘kontributet e tyre të pakrahasueshme në kinema dhe kulturë’ dhe ka nisur një peticion Change.org për të ndihmuar në mobilizimin e mbështetjes publike. “Të gjithë mendojnë se kanë një çmim “Academy Award” sepse janë emra të njohur, por nuk e kanë”,-tha ai ekskluzivisht për DailyMail.com.
“Gjithçka që ata bënë është e lidhur me të gjithë industrinë e Hollywood-it. Ata janë si perënditë e të gjithë industrisë dhe nëse mendoni për këtë, të gjithë kishin një histori të trishtuar. Ata u përdhunuan të gjithë nga e gjithë industria.”-tha ai. Michael nisi një fushatë Change.org në dhjetor për të bërë presion mbi Akademinë për të vepruar. Ky peticioni është nënshkruar mbi 56,000 herë.
Burimi: vovmagazine.al
Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip