Ja kur do të shfaqet premiera e serialit të shumëpritur “Harry Potter”
Harry Potter do të rikthehet në ekran në vitin 2026. Pjesa e parë e serialit televiziv të Harry Potter do të shfaqet premierë në Max në vitin 2026, ka njoftuar Warner Bros Discovery.
David Zaslav, CEOi Warner Bros. Discovery, tha se seriali do të zgjasë shtatë sezone. Secili nga shtatë librat e serisë së librave fantazi të J. K. Rowling do të përshtatet në një serial televiziv.
Zaslav tha se ai u takua vetëm disa javë më parë me J. K. Rowling, autoren e librave të famshëm, në Londër.
Asnjë anëtar nga seriali filmik nuk do të shfaqet në serialin televiziv. Kasti i serialit nuk është bërë ende i ditur.
Burimi: iconstyle.al
Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip