logo
Iu gjetën gjurmët e gishtërinjve në ar*më, Amarildo Meta: Nuk e kam prekur, vetëm ndihmova vëllanë për të fshehur makinën

Iu gjetën gjurmët e gishtërinjve në ar*më, Amarildo Meta: Nuk e kam prekur, vetëm ndihmova vëllanë për të fshehur makinën

12 Mars, 2024
19:43

Amarildo Meta, djali i vogël i familjes Meta, nuk ka dhënë shpjegime tek oficerët e policisë në lidhje me gjurmët e gishtërinjve të gjetura në qytën e pistoletës dhe qeses plastike që ishte mbështjellë arma me te cilën u vra Pëllumb Meta.

19-vjeçari vijon t’u qëndrojë deklarimeve fillestare duke pohuar se nuk ndodhej në shtëpi në momentin e krimit. Ai u shpreh se nuk e ka prekur pistoletën, por se vetëm ka ndihmuar vëllanë, Hysen Metën për të fshehur makinën.

“Unë nuk kam lidhje me vrasjen e babait. Nuk ndodhesha në shtëpi në momentin e krimit, isha në punë te servisi. Aty ka edhe kamera sigurie dhe ju e keni verifikuar këtë fakt.

Kur kam shkuar në shtëpi kishte ndodhur ngjarja. Nuk kam asnjë ide se si kanë përfunduar gjurmët e gishtërinjve të mi në pistoletë. Une s’e kam prekur fare pistoleten as para dhe as pas ngjarjes. Nuk di çfarë të them.

Unë kam ndihmuar vëllnë vetëm për të fshehur makinën. Me armën s’kam lidhje fare”, ka deklaruar Amarildo Meta gjatë marrjes në pyetje pas rezultatit të analizave që dolën nga laboratori i kriminalistikës.

Burimi: ntv.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

Izraeli kufizon palestinezët të hyjnë në xhaminë Al-Aksa! SHBA 6 sulme në Detin e Kuq, shkatërron 18 raketa anti-anije!
lexo artikullin