logo
Ish-legjenda e Milanit “lartëson” yllin e Interit: Calhanoglu “magjistar” si Pirlo

Ish-legjenda e Milanit “lartëson” yllin e Interit: Calhanoglu “magjistar” si Pirlo

8 Shkurt, 2024
15:37

Krahasimi duket i ekzagjeruar, por e thotë dikush që ka luajtur përkrah “maestros” Andrea Pirlo dhe që po sheh futbollin e Çalhanoglu. Bëhet fjalë për Masimo Ambrosinin, i cili ka folur për “Gazzetta Dello Sport.“Pasimi i Çalha për Dimarcon ishte magjik. Me të jashtmen ishte mënyra e vetme për ta dërguar topin aty. Më ka befasuar për mirë në këtë sezon. Ai është një organizator ndryshe nga të tjerët.Ka dinamizëm në mesfushë dhe kërkon që të rikuperojë sa më shumë topa. Me Pirlon ka të përbashkët topin e gjatë dhe dëshirën për të gjetur shokët e skuadrës në 40 metra. Pastaj krahasimet e tjera mendoj se i fiton të gjitha Andrea”, ka thënë Ambrosini.

Burimi: ntv.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

Gruaja në Berat i jep fund jetës duke pirë fotoksinë, flasin fqinjët: Zihej çdo ditë me burrin
lexo artikullin