Ish-futbollisti i Liverpool: Pogba një përtac i madh, e “hodhi në kosh” karrierën
Karriera e Paul Pogba mund të konsiderohet e përfunduar, edhe pse për pak ditë mesfushori do të festojë datëlindjen e 31.
Lojtari që ende është në pronësinë e Juventus u dënua së fundmi me katër vite pezullim nga futbolli për shkak të përdorimit të dopingut në fillimin e këtij sezoni.
Ish-futbollisti i Liverpool, Graeme Souness theksoi se i vjen keq për mënyrën si shkoi karriera e francezit, por shtoi se faji ka edhe vetë Pogba që nuk u kujdes kurrë mjaftueshëm për ta ngriutr nivelin dhe për t’u shndërruar në një nga më të mirët e historisë.
“Nuk kam pasur asnjëherë dyshim për aftësitë e Pogba, kishte teknikën dhe fizikun për t’u shndërruar në një nga lojtarët më të mirë në rolin e tij. Por, në vend të kësaj ai e shpërdoroi karrierën. Nuk impenjohej mjaftueshëm dhe kjo më ka bezdisur gjithmonë te Pogba, ishte një përtac i madh. Me cilësitë që zotëronte duhej të mbahej mend si një nga më të mëdhenjtë.
E kam kritikuar shpesh dhe tani nuk jam i kënaqur që fjalët e mia janë vërtetuar. Unë e shihja edhe potencialin e tij dhe lojtarin në të cilin mund të ishte shndërruar”, u shpreh Souness.
Burimi: boldnews.al
Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip