logo
Iran, shpërthen gazsjellësi madhor!

Iran, shpërthen gazsjellësi madhor!

14 Shkurt, 2024
17:39

Shpërthime masive kanë goditur sot herët një linjë të gazit natyror në Iran, për të cilën autoritetet dënonin “veprimin terrorist të sabotazhit”.

Rajoni është në tensione të larta teksa Izraeli po godet Rripin e Gazës dhe militantët e Hamas ndërsa konflikt ka gjithashtu në Jemen.

Detajet e shpërthimit ishin të pakta por mediat thonin se gazsjellësi kalonte nga provinca perëndimore iraniane Chaharmahal drejt qyteteve veriore në detin Kaspik.

Saeed Aghli, drejtues i rrjetit të gazit në Iran dhe se një akt “terrorist sabotazhi” kishte shkaktuar disa shpërthime në disa pjesë të linjës.

Në rajon nuk ka grupe të njohura militantësh dhe Aghli nuk përmendi të dyshuar për shpërthimet.

“Qëllimi i armiqve është ndërprerja e furnizimit me gaz në provincat e vendit por kjo nuk ndodhi, përveç disa zonave që ishin pranë linjave të transmetimit”.

Në të kaluarën separatistë në jugperëndim të Iranit kanë kryer sulme sabotazhi, ashtu si dhe Izraeli që ka kryer atentate kryesisht ndaj impianteve ushtarake e bërthamore.

Burimi: vovmagazine.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

Del kartela mjekësore e Altin Çokut: Nuk ka probleme të shëndetit mendor
lexo artikullin