Në ‘Carlo Castellani’ Empoli vendas u mposht 0-3 nga Interi.
Pas barazimit dramatik kundër Juves (4-4), zikaltërit gjetën suksesin e plotë.
Frattesi në minutat 50-të dhe 67-të shënoi dy gola, teksa në fund vulosi Lautaro. 90 minuta të plota luajti Ardian Ismajli për vendasit, ndërkohë Asllani te Interi ishte në stol.
Interi me 21 pikë mban vendin e dytë, katër më pak se Napoli kryesues.