logo
Imitimi i Romeos mërzit Riken: Je i lig!

Imitimi i Romeos mërzit Riken: Je i lig!

1 Mars, 2024
22:56

Pasditen e sotme ‘Vëllai i Madh’ caktoi një lojë për banorët e shtëpisë. Ata duhet të organizonin një program me imitime dhe gjithsecili do të zgjidhte një banor që do të kishte dëshirë të imitonte.

Romeo zgjodhi të imitonte Riken, por kjo e fundit u mërzit nga mënyra sesi Romeo u grimua dhe donte të imitonte Riken, dhe pikërisht këtu nisi një debat i ashpër mes dyshes.

‘Nuk dua të flas. Nuk je normal ti. E shikon veten? Ti po bën imitim për të më treguar mua të shëmtuarën, bën për të qeshur ti ashtu? Je i lig, je vërtetë i lig!’- është shprehur Rike.

Burimi: iconstyle.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

Nga aktrimi e deri tek “Terapia Lego”, zbuloni aktivitetet e Burgut të Grave!
lexo artikullin