logo
Ilnisa del nga shtëpia e BBV? Deklarata: Dje unë ika, kam ardhur në mëngjes nga dhoma e rrëfimit

Ilnisa del nga shtëpia e BBV? Deklarata: Dje unë ika, kam ardhur në mëngjes nga dhoma e rrëfimit

2 Mars, 2024
15:14

Jo pak herë është aluduar se banorët e “Big Brother Vip” takojnë të afërm të tyre tek dhoma e rrëfimit, apo dalin nga shtëpia, pa dijeninë e publikut. Gjithsesi, deri më tani kjo gjë ka mbetur e pakonfimruar.

Së fundmi, një video po bën xhiron e rrjetit, ku banorja e “BBVA 3”, Ilnisa Agolli, gjatë një bisede me të dashurin e saj, Meriton Mjekiqi lë të nënkuptohet se ka dalë nga shtëpia dhe është rikthyer sërish.

Gazetarja gjatë bisedës shprehet se “dje unë ika”, duke shtuar se është rikthyer në mëngjes nga dhoma e rrëfimit. Ndërsa Meritoni i ka kërkuar që të mos flasë më duke i psherëtirë “shshshshsh”.

Pjesë nga biseda:

Ilnisa: Dje unë ika, kam ardhur në mëngjes nga dhoma e rrëfimit (qesh).

Meritoni: Shshshshsh

Ilnisa: Kam ardhur në mëngjes (qesh sërish)

Meritoni: Shshshshsh

Ndërkohë gazetarja nis të qeshë sërish dhe vendos kokën mbi duar në tavolinë.

Burimi: boldnews.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

“Dje unë ika”- Ilnisa Agolli i rrëfen Meriton Mjekiqit që ka dalë nga shtëpia e BBV?
lexo artikullin