logo
‘I mori punën Ledjonës’/ Mikela Pupa tregon të vërtetën

‘I mori punën Ledjonës’/ Mikela Pupa tregon të vërtetën

25 Shkurt, 2024
18:13

Mikela Pupa, ish-konkurrente e ‘Për’Puthen’ së fundmi është pozicionuar si gazetare në emisionin investigativ ‘Piranjat’. U përfol se me hyrjen e Ledjonës në ‘BBV3’, e cila kishte po të njëjtin pozicion tek ‘Piranjat’, vendin e saj të punës ‘e rrëmbeu’ Mikela.

Mirëpo gjatë një interviste të zhvilluar sot në ‘Mos i Bjer me Top’, nga Ronaldo Sharka, Mikela ka sqaruar sesi qëndron e vërteta.

‘Unë nuk i kam zënë vendin askujt, por Ledjona ka zgjedhur një rrugëtim të ri, ndoshta kur të dali prap dyertë janë të hapura për të aty. Unë di që kam pozicionin e tij, dhe mund të them që më shkon shumë! Ka vend nëse njerëzit janë të aftë dhe e bëjnë punën siç duhet, kudo ka vend për të gjithë!’- është shprehur Mikela.

Burimi: iconstyle.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

‘Tap’ në timon, arrestohet shoferi i dehur në Korçë
lexo artikullin