logo
I dënuar me 13 vite burg si pjesë e një grupi kriminal, arrestohet me qëllim ekstradimi polaku

I dënuar me 13 vite burg si pjesë e një grupi kriminal, arrestohet me qëllim ekstradimi polaku

1 Mars, 2024
10:40

Një 42-vjeçar polak, Sebastian Bijak, është vënë në pranga nga policia në Qerret, pasi ishte shpallur në kërkim dhe ishte dënuar me burg nga autoritetet polake.

Gjykata e Varshavës-Pragës e ka dënuar me 13 vjet burgim, për krime në fushat e armëmbajtjes pa leje, mashtrimit dhe posedimit të sendeve të vjedhura, si dhe për pjesëmarrje në grup kriminal, vepra këto të dënuara sipas parashikimeve të Kodit Penal të Polonisë.

“Në vijim të operacioneve policore për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, të cilat zhvillohen në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, si dhe si rezultat i shkëmbimit të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Varshavës, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSH finalizuan operacionin policor të koduar “Operacionalja 4”.

Gjatë operacionit, në Qerret, u lokalizua, u kap dhe u arrestua provizorisht, për t’u ekstraduar në Poloni, shtetasi polak, i shpallur në kërkim ndërkombëtar Sebastian Bijak, 42 vjeç.

Gjykata e Varshavës-Pragës e ka dënuar këtë shtetas, me 13 vjet burgim, për krime në fushat e armëmbajtjes pa leje, mashtrimit dhe posedimit të sendeve të vjedhura, si dhe për pjesëmarrje në grup kriminal, vepra këto të dënuara sipas parashikimeve të Kodit Penal të Polonisë.”– njofton policia.

Interpol Tirana dhe Interpol Varshava po bashkëpunojnë për të kryer ekstradimin e këtij shtetasi.

Burimi: boldnews.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

Zgjedhjet e para në Iran pas protestave masive/Pritet pjesëmarrje e ulët!
lexo artikullin